Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Gianni De Biasi, ka folur sot pasdite përpara mediave të interesuara për ndeshjen Austri-Shqipëri që do te luhet nesër ne “Hernst Hapel” të Vienës. Ai vlerësoi kundërshtarët, por deklaroi se ekipi i tij futet në fushë pa pasur frikë askënd.

De Biasi theksoi se Kombëtarja që drejton do të luajë kujdesshëm ashtu si në eliminatore: “Ne do te luajmë me kujdes, si në eliminatore. Nuk kemi frikë askënd. Ne kemi lenë pas edhe ekipe të forta në grupin tone eliminator”, përfundoi trajneri i Kombëtares së Shqipërisë.