Pas debateve të shumta mes demokratëve dhe socialistëve, këta të fundit braktisën komisionin hetimor parlamentar për ndërhyrjen në të dhënat e sistemit TIMS.

Shkak i debatit u bë kërkesa e komisionit për të thirrur ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.

Ky i fundit kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura pasi disponon dokumente të klasifikura, kërkesë e cila nuk u pranua nga kryetari i Komisionit, Ervin Salianji.

Kryetari i Komisionit Ervin Salianji kërkoi që Taulant Balla të paraqitet të dëshmojë e jo të fshihet.

“Shpallim në kërkim Ballën, punonjësit e gardës ta gjejnë se ku është fshehur. Duhet të vijë. Pasi të vijë Balla dhe të marrë fjalën atëherë do flasim. Ejani këtu dhe të flasim. Nuk bëhet kjo me sufler dhe me njerëz që bëjnë si të shqetësuar. Kur të vijë ministri dhe ta parashtrojë kërkesën atëherë e vendosim”, tha Salianji.

“Cojini sms Edi Ramës që të nisë Ministrin në Komision se po lini nam e po turperoheni. Do dal e do ta gjej vetë e do t’i them, pse fshihesh?, tha Salianji.

Ndërsa nënkryetari Toni Gogu i kërkoi Salianjit të hidhte në votim kërkesën e ministrit të Brendshëm, që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar.

“Ky komision është vend punë e jo spektakli. Spektakli i këtij komisioni janë vendimet e komisionit jo sa herë del ti në televizor. Hidh në votim kërkesën siç të detyron ligji sepse nuk e mbar ti pushtetin e komisionit. Te je një i parë në mes të barabartëve, drejton mbledhjet e këtij komisioni e thërret mbledhjen e këtij komisioni. Për kërkesën e Ballës duhet të informosh komisionin. Jam i indinjuar që po shkelet ligji në sytë tanë. I bëtë kërkesat e paligjshme që herën e kaluar. Si do lexoni serverin kur nuk lexoni ligjin. Urgjentisht të mbyllen dyert dhe të fitojë hetimi. Dëshmohet qartë që ky zotëria nuk do hetim. Shkelet ligji me të dyja këmbët para shqiptarëve”, tha Gogu.

“Përpjetë hidhuni, këtu ku jeni zhytur. Unë jam dorëheqjen nëse kam gënjyer. Anëtarët e mazhorancës do të kërkojnë me dyer të mbyllura. Sa më shumë të flisni me ton dhe të papërshtatshëm, aq të mëdha i keni hallet. PS ja ku e keni, e ka shpërndarë njoftimin për shtyp 15 min përpara sesa kjo mbledhje të ndodhte. I nderuar, gjatë gjithë fjalës sime bëra leximin e ligjit dhe asnjë interpretim. Rendi i ditës ka thërritur si dëshmitar ministrin e Brendshëm Balla. Të vijë ta diskutojmë siç e thatë dhe ju më përfaqësuesin tuaj të pyesim ekspertët. Gjeneral aman mos fol se trembemi nga taktikat luftarake, njëri me armë tjetri me citate është pak e vështirë. Ju lutem sipas rendit të ditës të këtij komisioni hetimor, ju lutem njoftoni dëshmitarin e parë këtij komisioni. Këtë mbledhje nuk e merrni dot peng., u përgjigj Salianji.