Në Festivalin Ndërkombëtar të Arkitekturës, BiArch 2021, që zhvillohet në Bari, në Itali mori pjesë edhe kryebashkiakja Emiriana Sako.

Një nga konferencat e këtij festivali ju dedikua Durrësit, Tiranës dhe Barit. Kryebashkiakja Sako ka prezantuar para të pranishmëve pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit 2019 në qytetin bregdetar dhe punën e madhe të bërë për rindërtimin e qytetit dhe rikthimin e normalitetit për qytetarët e dëmtuar.

“Reagimi i menjëhershëm i qeverisë shqiptare mundësoi këtë proces duke dhënë një shembull edhe për vende të tjera pasi i gjithë ky program kompleks rindërtimi po realizohet në një kohë të shkurtër duke tejkaluar edhe vështirësitë e krijuara nga pandemia globale.

Aktualisht në sajë të këtij procesi të suksesshëm, Durrësi po ringrihet edhe më i fortë se më parë dhe se të gjithë qytetarët e Durrësit do të kenë një qytet më të mirë, më të bukur dhe me mundësi të reja zhvillimi”,– tha ndër të tjera kryebashkiakja Sako.

Deklaratën e plotë të bërë nga kryebashkiakja Sako në Festivalin Ndërkombëtar të Arkitekturës në Bari mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: