Shpërthimi në fasadën e një biznesi në Durrës, në orët e para të mëngjesit, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në dyqan.

Siç shihet edhe nga fotot nga vendngjarja, përveç qepenit, ka dëme të shumta edhe brenda në biznesin e shtetasit Shaban Aga.

Policia njoftoi më herët se ka identifikuar autorin e vendosjes së eksplozivit dhe është vënë në ndjekje të tij.

“Rreth orës 03.10, në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret”, në fasadën e dyqanit të shtetasit Sh.A, 58 vjeç, dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konfikti të mëparshëm mes shtetasit Sh.A dhe D.K”,– njoftoi policia.