Një varrezë automjetesh në zonën e Xhafzotajt është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.

Pamjet filmike që po sjell “DurrësLajm” dëshmojnë dëmet e shumta materiale që janë shkaktuar në këtë biznes.

Për neutralizimin e flakëve kanë ndërhyrë 4 mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit brenda një kohe të shkurtër.

Sakaq kanë nisur hetimet për zbulimin e shkakut të zjarrit nga grupi hetimor.

Zjarrfikësit e Durrësit kanë pasur një javë mjaft të ngarkuar, pasi vatra të shumta zjarri janë regjistruar në zona të ndryshme të qytetit.