Një anëtar i Partisë Demokratike Durrës, Arben Kurmeka, i ka kërkuar sot deputetit të Durrësit dhe nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ferdinant Xhaferaj, të japë dorëheqjen.

Kurmeka ka bërë një postim, të cilin e ka ndarë edhe tek faqja e PD Durrës që menaxhohet nga Komiteti i Rithemelimit, ku shkruan:

“Fredinand Xhaferaj puplikisht te kerkoj te dorhiqesh sa z. Matraku!Hyre ne bunkjerin e Lulziut si kamikaz dhe lejove te me hedhin gazlotesjes”.

Deputeti Xhaferaj ka qenë i pranishëm brenda selisë së PD-së gjatë kohës që u zhvillua protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Xhaferaj është fiksuar nga mediat, pasi ka dalë nga selia, ndërsa ajo ishte e rrethuar nga efektivët e policisë që larguan protestuesit që donin të hynin brenda në PD.