Automjeti i dy turistëve të huaj është dëmtuar në rrethana të paqarta në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në shëtitoren “Taulantia”, ku siç duket nga pamjet mjeti tip “Skoda” i ka pësuar dëme në pjesën e sipërme dhe të xhamit.

Nuk dihen ende shkaqet se si ka ndodhur ky dëmtim, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e rrethanave.