MAQEDONI – Një vit heqje lirie me kusht. Wshtë ky epilogu i procesit gjyqësor ndaj katër të rinjve të Shoqatës për mbrojtjen dhe afirmimin e të drejtave të shqiptarëve ne Maqedoni 'Illyricum Libertas', Valon Kurtishi, Tonus Papraniku, Rinor Sllova dhe Petrit Ibraimi. Ata u dënuan për vizatimin e një grafiti me hartën e Shqipërisë Etnike në ditën e flamurit, më 28 nëntor të vitit të kaluar. Ata u arrestuan po atë ditë nga policia nën akuzën e nxitjes së urrejtjes ndëretnike dhe ndërfetare, raporton Alsat-M.

Për kreun e shoqatës, Valon Kurtishi, vendimi i gjykatës është i pranueshëm dhe i motivuar politikisht. “Gjykata themelore Tetovë mori vendim negative dhe na dënoi me një vit heqje lirie, por me kusht dhe kushti tjetër është fshirja e grafitit të cilin e shef si negative hartën e Shqipërisë së madhe, e cila sipas gjykatës ndjell mendime të errëta nga një e kaluar e hidhur për komunitetin maqedonas të Tetovës dhe më gjerë. Ne nuk jemi të kënaqur me këtë pasi që në njëfarë mënyre akuza vërtetohet me këtë gjykim dhe pas konsultave me avokatët do shohim mundësitë ligjore për të nulifikuar këtë vendim do të them sërish, të motivuar politikisht”,- tha Kurtishi.