Një banor i lagjes nr.14 në Durrës ngre shqetësimin për degradimin e infrastrukturës rrugore në aksin “Përparimi”.

Megjithëse mban një emër që nënkupton zhvillim, ecje përpara, infrastruktura rrugore e këtij aksi të kthen pas në kohë me gropat gjigande në të gjithë gjatësinë e tij, se për shtresë asfalti as që bëhet fjalë.

Aksi që ndodhet në zonën e Shkozetit frekuentohet nga shumë banorë të zonës dhe siç denoncon qytetari çdo muaj ata janë të detyruar të riparojnë automjetet, që amortizohen me shpejtësi nga degradimi i skajshëm i këtij aksi.

“Shteti ose bashkia duhet të marrë masa për këto familje që banojnë këtu dhe të shtrojë rrugën. Te kjo rruga të bëhet makina për amortizatorë, për pistona e goma të reja”,- thotë qytetari në videon që ka dërguar në redaksinë e “DurrësLajm”.

Ndiqni denoncimin e qytetarit, në videon e mëposhtme: