Merr tjetër rrjedhë historia e vajzës 15 vjeçe nga Golemi, që denoncoi babanë e saj se ka abuzuar me të seksualisht që prej 4 vitesh.

Nga analizat mjekësore, është konstatuar se vajza ka dalë e padefloruar.

Ditën e sotme Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “Arrest me Burg” ndaj babait 48-vjeçar, i akuzuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Nënë e bijë kanë qenë sot në gjykatë për të biseduar me avokatin mbrojtës, siç duket edhe në këto pamje filmike që po publikojmë.

Pas përfundimit të seancës, avokati mbrojtës Ilia Ilia, u shpreh para gazetarëve se vajza ka gënjyer pasi ka ndodhur në një moment kur ajo ka pasur përplasje me të atin sepse ai nuk e lejonte të komunikonte më në telefon, pasi zbuloi disa biseda të papërshtatshme që ajo bënte për moshën e saj.

Në seancën e urdhrit të mbrojtjes, 15-vjeçarja që shoqërohej nga mamaja e saj, e kanë mohuar sot ngjarjen dhe kanë deklaruar se veprimi i denoncimit është bërë në mënyrë të pamatur në një moment zënkash.

“Vetë vajza ka qenë e përkëdhelur pasi ka bërë një ndërhyrje që kur ka qenë e vogël. Ka pasur një sjellje arrogante me të atin dhe i ati nuk ia lejoi më këtë sjellje”, u shpreh avokati ndër të tjera.

Ndiqni të plotë deklaratën e avokatit më poshtë: