Deputeti Jurgis Çyrbja ka zgjedhur të kalojë pushimet në zonën e tij të preferuar, Ishmin, teksa njëkohësisht vazhdon me inspektimet e përditshme duke ndjekur nga afër punimet dhe investimet që kryhen për këtë zonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Çyrbja shkruan se vullneti është i padiskutueshëm për të bërë të aksesueshme çdo lagje në periferi të Durrësit.

“Në çdo Njësi Administrative, në çdo lagje, në çdo rrugë, në çdo portë!

Është i padiskutueshëm vullneti për të bërë të aksesueshme çdo lagje në periferi të Durrësit, për të takuar çdo banor dhe për të qënë sa më pranë problematikave të ndryshme.

Ndoqa nga afër punimet në asfaltimin e rrugës së lagjjes “Gjinplaku” në fshatin Shetaj. Tashmë të familjarizuar me banorët, takova dhe bisedova me miqtë e mi në këtë lagjje.

Teksa sezoni kulmon, punët e verës për të parandaluar të papriturat e dimrit të ftohtë, nuk ndalojnë në asnjë vend!”, shprehet deputeti Çyrbja në një postim në faqen e tij në “Facebook”, duke publikuar dhe këto foto nga natyra e bukur e Ishmit, ku ka një festival ngjyrash çdo stinë të vitit.