Megjithëse ditë e diel, fundjava nuk njeh pushim për deputetin e Durrësit Jurgis Çyrbja.

Ai e ka nisur ditën sot në Shetaj të Ishmit ku ka biseduar dhe diskutuar nga afër me banorët në prag të nisjes së sezonit të ri turistik.

Deputeti Çyrbja jep lajmin e mirë se peshkatarët e kësaj zone kaq të bukur në periferi të Durrësit, do të marrin të gjitha shërbimet e nevojshme për të zhvilluar punën e tyre kaq të rëndësishme për komunitetin, kjo pasi një mol i ri peshkimi do të nisi punën së shpejti për peshkatarët e Shetajt!

“Ekonomia e banorëve të kësaj zone, lidhet kryesisht me peshkimin por dhe turizmin, ndaj dhe lehtësirat e realizuara nga institucionet dhe problematikat e zgjidhura rast pas rasti, janë tregues i qartë për vizionin tonë”, shprehet deputeti Jurgis Çyrbja.

Ndërkohë, një ditë më parë, në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiakja Sako dhe deputeti Çyrbja morën pjesë në inaugurimin e një resorti të ri me 5 yje, një brand ndërkombëtar spanjoll.