Pas një jave të ngarkuar me takime të rëndësishme politike brenda dhe jashtë vendit, deputeti i Durrësit Jurgis Çyrbja kthehet sërish në fundjavë pranë atyre që i konsideron si një familje e madhe: banorëve dhe bizneseve të Ishmit.

Këtë të diel, Çyrbja shprehet se ka takuar njerëz të mrekullueshëm të disa bizneseve të vogla të kësaj njësie administrative. Këto biznese në dukje janë të vegjël, por sipas deputetit kanë një rëndësi të madhe për banorët dhe meritojnë të dëgjohen, teksa zotohet se zëri i tyre do përçohet me patjetër në çdo institucion!

“Pa harruar faktin që puna e palodhur i ka dhënë oksigjen ekonomisë së zonës. Një komunitet i vogël por me njerëz kaq punëtorë i japin tjetër energji turizmit gjatë verës!”, shprehet deputeti Çyrbja.

Gjithashtu pjesë e takimeve ishin ata banorë që tashmë Jurgis Çyrbja i konsideron miqtë e tij, me të cilët diskutojnë dhe bisedojnë gjërësisht herë pas here, me qëllimin parësor për të dëgjuar çdo problematikë të këtij komuniteti.

“Çdo problematikë është dëgjuar me përkushtimin e padiskutueshëm për të gjetur zgjidhje ose përmirësim. Kjo zonë kaq e bukur, në periferi të Durrësit meriton të gjithë vëmendjen e nevojshme ditë pas dite!”, shkruan deputeti në një postim në rrjetet sociale.