Deputeti i Durrësit dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka kujtuar 28 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, duke ironizuar edhe kreun e qeverisë aktuale.
Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se mllefi i qytetarëve ndaj Hoxhës ka qenë shumë i madh, ndërsa bustin e ish-diktatorit e ka zëvendësuar me foton e kryeministrit Edi Rama.
POSTIMI I PLOTË
Me 20 shkurt 1991, pasi qytetaret e Tiranes rrezuan bustin e diktatorit, ne dolem nga greva e urise. Sa kishte filluar te erresohej. Pas tre ditesh ne greve doja te shkoja sa me pare ne shtepi, por nuk me ikej pa bere nje foto me koken e diktatorit qe qytetaret e Tiranes e sollen tek ne pasi e terhoqen zvarre qe nga sheshi. Ne fakt gjeta vetem disa copa nga bronxi qe deri ate dite ngrihej me arrogance ne mes te kryeqytetit si monumenti i diktatorit. Copat e bronxit ishin shtypur nga goditjet qe duket se i kishin dhene njerzit dhe…qelbeshin era shurre. Duket se urrejtja e grumbulluar e shqiptareve ishte zbrazur mire; nuk ishin mjaftuar as me rrezimin, as me terheqjen zvarre, as me goditjet me hunj por edhe i kishin permjerre siper diktatorit.
E pra deri ate dite dukej si e pamundur qe ai monument te shkulej nga aty…