Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun Durrës, Arkend Balla ka vizituar ditën e sotme qendrën shëndetësore tek Shkëmbi i Kavajës.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se u njoh me punën e ekipeve shëndetësore dhe i falenderoi për kujdesin ndaj pacientëve.

“Nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, gjatë sezonit veror Durrësit i shtohen dhe 4 Qendra Shëndetësore Verore me kapacitete të plota në barna dhe burime njerëzore, përkatësisht Shkëmbi i kavajës, Plazhi i Madh, Plazh Currila dhe Gjiri i Lalëzit.”, shkruan Balla ndër të tjera në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Sot pranë Qendrës Shëndetësore Verore Shkëmbi i Kavajës, për t’u njohur më nga afër me punën e ekipeve shëndetësore dhe për t’i shprehur falenderim për kujdesin e treguar ndaj cdo pacienti që paraqitet pranë tyre në këto ditë të nxehta dhe jo vetëm. Nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, gjatë sezonit veror Durrësit i shtohen dhe 4 Qendra Shëndetësore Verore me kapacitete të plota në barna dhe burime njerëzore, përkatësisht Shkëmbi i kavajës, Plazhi i Madh, Plazh Currila dhe Gjiri i Lalëzit.