Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me banesën që u përfshi nga zjarri ditën e sotme në lagjen nr.5 në Durrës.

Mësohet se përveç dëmeve të shumta materiale, janë djegur edhe 40 mijë euro cash.

Dyshohet se shkak i zjarrit është shkëndija që ka dhënë kabulli, që furnizon te gjithë lagjen me energji elektrike.