Re të dendura tymi kanë mbuluar sektorin “Hekurudha”, nëe plazhin e Durrësit, pas zjarrit të rënë në një apartament në katin e tretë të një godine 9 katëshe.

Videot e mbërritura në redaksinë e “DurrësLajm” dëshmojnë momentet nga ndërhyrja e efektivëve të zjarrfikësve për shuarjen e flakëve, në apartamentin ku sipas dëshmitarëve në vendngjarje ndodheshin turistë polakë.

Sipas të njëjtave burime, shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike në kondicionerin që ndodhej në ballkonin e apartamentit, ndërsa flakët kanë përfshirë më pas gjithë banesën.

Fatmirësisht nga zjarri, pati vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.