Edhe pse deti në Durrës është i trazuar, një amator sërfi është filmuar duke ushtruar pasionin e tij.

Në videon që poston “DurrësLajm“, duket serfisti që ka hyrë në ujë dhe po ushtron këtë sport burrëror që kërkon guxim, kurajo dhe përgatitje fizike.

Nuk është hera e parë që të apasionuarit pas sporteve ujore bëjnë sërf në të tilla kushte që ndodhet deti në gjirin e Durrësit, pasi edhe vitet e kaluar ka pasur sportisë të tillë.