Dhimbja e qafës është një problem që e hasin shumë njerëz si stenozë kurrizore ose ndonjë artrir i mundshëm, por gjithashtu mund të jetë dhe si rezultat i ndonjë dëmtimi.

Ekspertë tjapin disa këshilla të cilat duhen vënë në zbatim çdo ditë në mënyrë që të shmanget një dhimbje e tillë. Ja se çfarë duhet të “rregulloni” në përditshmëri.

Qëndrimi para kompjuterit

Mënyra se si ulemi para kompjuterit tonë kur punojmë është një nga pikat më të rëndësishme. Për shembull, qendra e ekranit të kompjuterit duhet të jetë në nivelin e syve. Një mënyrë e thjeshtë për të përcaktuar pikën e duhur është të uleni në pozicionin e duhur në karrigen e kompjuterit dhe të mbyllni sytë. Kur i hapim ato duhet të fokusohen në mes të ekranit të kompjuterit.
Tendosja e qafës , e cila rezulton nga qëndrimi i gabuar gjatë përdorimit të laptopëve (përkulja e kokës), mund të trajtohet duke lidhur një monitor të veçantë.

Ushtrime të shpeshta

Kur rrimë ulur për orë të tëra para kompjuterit ose me kokën të përkulur dobësojmë muskujt e qafës, ndaj duhet të ndjekim një sërë ushtrimesh forcuese dhe streçesh në baza ditore për të shmangur dhimbjen e qafës.

Konsumimi i ujit

Pirja e ujit jo vetëm që ndihmon në humbjen e peshës, por edhe në hidratimin e disqeve ndërvertebrale, pasi përbërja e tyre përbëhet, në pjesën më të madhe, nga uji.

Shpërndarja e barabartë e peshave

Sidomos femrat e kanë zakon ta mbajnë çantën vetëm në njërën anë të shpatullës, e cila zakonisht është shumë e rëndë. Kjo i detyron ata të kthejnë trupin në njërën anë, duke shtrirë muskujt e qafës. Qëndrimi i duhur, pra mbajtja e shpatullave në të njëjtën lartësi dhe shtylla kurrizore në vijë të drejtë, mund të arrihet duke përdorur një çantë shpine, pasi mbron nga dëmtimi i të gjithë shtyllës kurrizore.

Qëndrimi drejtë

Qëndrimi i dobët mund të shkaktojë lëndime në qafë. Një qëndrim i tillë është projeksioni i kokës dhe shpatullave përpara. Mënyra e duhur është të mbajmë mjekrën tonë brenda, sepse kjo ofron mbrojtje të konsiderueshme të qafës. Thjesht mendoni se për çdo 2,5 cm lëvizje të kokës përpara, rreth 4,5 kg peshë i shtohen muskujve të qafës dhe pjesës së sipërme të shpinës.

Pozicionimi në gjum

Një përqindje e konsiderueshme e njerëzve flenë me shpinë dhe për këtë fatkeqësisht përballen më shpesh me probleme në qafë. Arsyeja është se ata e kthejnë kokën anash për të marrë frymë, duke rezultuar në një humbje të shtrirjes kurrizore dhe kjo mund të çojë edhe në hernie të vertebrave. Pozicioni në shpinë është më i miri për t’i dhënë shtyllës kurrizore pushim të mjaftueshëm. Nëse nuk mund të shmangni gjumin me fytyrë, provoni të flini në anën tuaj, duke përdorur një jastëk të ulët.