Vihen në pranga 3 persona në Durrës, për vepra penale të ndryshme. Dy prej të arrestuarve janë përfshirë në një konflikt mes tyre dhe kanë dhunuar njëri-tjetrin, ndërsa një 35-vjeçar u ndalua pasi ishte në kërkim për dy vepra penale.

Kështu, u arrestuan në flagrancë shtetasit B. C., 36 vjeç dhe E. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;

U ndalua edhe shtetasi i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja”, R. R., 35 vjeç, banues në Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.