Dy burra janë arrestuar në flagrancë nga uniformat blu të Durrësit dhe Kavajës, pasi kanë kanosur dhe dhunuar partneret e tyre.
Kështu, komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin L. P., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ka përndjekur dhe kanosur ish-bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tyre të mitur.
Ndërsa, komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin D. F., 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.