Arrestohet një person në Durrës, i cili ka dhunuar djalin e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.