Arrestohet një i ri nga Ishmi, pasi ka dhunuar nënën e tij.

Policia informon: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Manzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin M. F., 22 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.