Dhunonte gruan, policia vë në pranga një burrë nga Durrësi.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin P. F., 49 vjeç, banues në lagjen nr.14.

Sipas policisë, ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.