Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 46 vjeç, banues në fshatin Kodër Sukth, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.“, thuhet në njoftimin e policisë.