Arrestohen në flagrancë 2 persona në Durrës për dhunë në familje, njëri prej të cilëve ka dhunuar gruan dhe tjetri djalin e mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

-N. T., 49 vjeç, banues në lagjen nr.17/1, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-F. M., 62 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.