Katër ditë pasi u vetëdorëzuan në polici, gjykata e Korçës ka liruar 4 autorët që dhunuan me shkop bejsbolli 30-vjeçarin Ramadan Hasani në ambientet e një lavazhi në qytet.

Në seancën gjyqësore të mbajtur mëngjesin e sotëm, gjykata ka caktuar vetëm detyrim paraqitje për Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollarin dhe Erion Gurën.