Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se automjetit në pronësi të Lulëzim Karabollit i është vendosur flaka gjatë natës me lëndë djegëse.

Ai ka qenë i parkuar në lagjen 24 Maji pranë zonës së stacionit të trenit në Vlorë.

“Më datë 27.09.2022, rreth orës 02:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Ford” në pronësi të shtetasit L. K., banues në Vlorë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale,” njoftoi policia.