Një varkë është përfshirë nga flakët në zonën e Porto Romanos në Durrës.

Policia njofton se ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi dyshohet si autor i qëllimshëm i ngjarjes.

Siç duket edhe në videon e mëposhtme, varka e ankoruar në bregdet është shkrumbuar totalisht. Ndërsa personi i cili ka sjellë videon në redaksinë e “DurrësLajm” thotë se autori njihet masivisht si hajdut rrjetash peshkimi.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasi: F. Sh., 38 vjeç, banues në lagjen nr.15, Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., 41 vjeç, dyshohet se i ka djegur qëllimisht varkën, e cila ishte ankoruar në breg të detit.”, thotë policia.