Kryetari i PD Sali Berisha ka mbyllur takimin me qytetarët e Gramshit.

Ai tha se sistemi shëndetësor në vend është në një situatë të vështirë, dhe bëri thirrje për protesta e greva nga punonjësit e sistemit shëndetësor.

Berisha shtoi se kur PD të vijë në pushtet do të 3 -fishojë pagat e mjekëve dhe infermierëve.

“Ku është katandisur sot mjekësia e tregoi Covidi. ne shqiptarët patëm u futëm në grupon e 3 -4 vendeve me vdekshmërinë më të lartë në botë. Si shpërblim si për të thënë që mirë jua bëri, ajo që linte mjekët e infermierët pa maska e doreza se vidhte me tendera sekrete, emërohet ministre se ndan paratë me kryeministrin e tarafin e tij.

E vërteta është që sado që njerëzit e kanë të vështirë ta perceptojnë, një tregues i një institucioni shumë serioz vlerësimesh e nxjerr Tiranës në 10 qytetet me mjekësinë më të shkatërruar në botë, renditej e 245. Në një klasifikim me 255 qytete të mëdha. Kjo ishte Tirana. Kur them Tirana, flas edhe për qytetet e tjera.

Dua tu them mjekëve e infermierëve se më shumë se kurrë është koha për greva e protesta se ky sistem po shkon drejtë zhdukjes nga një njeri që nuk asnjë sens për qeverisjen, përgjegjësinë ndaj qytetarëve dhe shëndetin e tyre.

Ndaj ky sezon fton çdo mjek, infermier, punonjës shëndetësor, ti shërbejë qytetarëve me greva e protesta se ky është një shërbim më i madh. Ju garantoj se ndërhyrja e qeverisë së ardhshme do të jetë e fuqishme. Ju e dini që mbidyfishuar rrogat e mjekëve e infermierëve, do 2-3 fishohen”, tha ai.

Berisha foli edhe në lidhje me gjendjen në sistemin arsimor dhe faktin që portali për punësimin e tyre nuk funksionon dhe vendet e punës sipas Berishës i marrin militantët.

Kreu i PD bëri thirrje për mbështetje të protestave të pedagogëve.

“Pedagogët po japin një shembull të madh. Duhet ti mbështesim se nëse mësuesit u bashkohen grevës e protestës së tyre, Tirani nuk ka ku shkon nuk reziston dot. Sepse për vete blen vazo 4 mln euro kurse mësuesve thotë jua rrita, asnjë qindarkë, është vetëm inflacioni i këtij viti.

Mashtrim fund e krye. E njëjta edhe me pensionistët. Sot asnjë pensionist nuk mjekohet dot dhe mund të jenë deri në 70 përqind e tyre që kanë nevojë për ilaçe.
Nuk ushqehet dot, nuk vishet dot, në një kohë kur pensionet do të ishin e duhet të ishin të paktën 3 herë më të larta se sa janë.

Çdo të bëhet? Do të vendoset minimumi jetik. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që asnjë shqiptar të mos vuajë për gjërat bazike. kam një takim këto dy ditë me sindikatat, ku do të përcaktohet minimumi jetik”, tha Berisha.