Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka vizituar ditën e sotme Teqenë e Tarikatit të Lartë Halvetie, me rastin e ditës së Ashures.

Sako e shoqëruar nga ministrja Milva Ekonomi dhe kryetari i keshillit bashkiak Ani Dyrmishi, është takuar me kreun e kësaj Teqeje, Shejh Rustem Shehu.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se i ka shprehur urime të përzemërta kreut të Teqesë së Madhe Halvetie dhe nëpërmjet tij besimtarëve bekashinj, qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Me rastin e ditës së Ashures, në kujtim të familjes Profetike, bashkë me ministren Milva Ekonomi dhe kryetarin e keshillit bashkiak Ani Dyrmishi zhvilluam një vizitë në Teqenë e Tarikatit të Lartë Halvetie ku u takuam me kreun e kësaj Teqeje, Shejh Rustem Shehu.

I shpreha kreut të Teqesë së Madhe Halvetie dhe nëpërmjet tij besimtarëve bekashinj, qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve: Urime të përzemërta për Ditën e Ashures e cila është një ndër ditët që shënojnë shfaqjen e virtyteve më të mira të bektashinjve dhe është një simbol i sakrificës, dashurisë dhe mirëkuptimit për njëri tjetrin, i unitetit, solidaritetit dhe kontributit për mirëqenien e të gjithë njerëzve.