Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara shprehet se mungesa e një biblioteke për qytetin është pasqyrimi i rëndësisë që kanë për leximin ata që prej dy dekadash drejtojnë bashkinë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Cara shkruan se nëse fiton zgjedhjet lokale të 14 majit, Durrësi nuk do të ketë thjeshtë një bibilotekë, por një qendër multifunksionale.

Postimi i plotë:

23 Prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Librit.

Një simbolikë domethënëse, që lidhet ngushtë me dijen dhe në të njëjtën kohë me ndjesitë.

Të lexosh do të thotë të jesh i lirë!

Një ditë që shërben për të reflektuar dhe marr përgjegjësi.

Mungesa e një biblioteke në Durrës, më shumë se një premtim i pambajtur është një pasqyrim i “rëndësisë’ që ka leximi për ata që prej më shumë se dy dekadash kanë qenë në krye të Bashkisë së Durrësit.

14 Maji bën ndryshimin!

Jo thjesht një bibliotekë për lexuesit, por një qendër multifunksionale, ku ata, që e duan librin, të ndihen si në shtëpi. Bashkë ja dalim!

Qyteti je ti!