Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale Ditën e Verës.

Në postimin e saj në “Facebook”, Sako shkruan se në këtë ditë janë organizuar aktivitet të shumta për të sjellë një atmosferë festive në Durrës.

Postimi i plotë:

Gëzuar Ditën e Verës.

Në këtë ditë feste me ngrohtësi pranverore organizuam aktivitete të shumta për të gjithë si dhe krijuam një atmosferë festive plot ngjyra në qytetin tonë të dashur.