18 maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Grave në Detari dhe porti i Durrësit i është bashkuar kësaj iniciative, që ka për qëllim të promovojë rrugët në edukimin dhe trajnimin e grave në këtë fushë.

Kjo ditë celebron grate, të cilat angazhohen në industrinë detare, ngre profilin e tyre në detari, forcon angazhimin e IMO ndaj barazisë gjinore si objektivi i pestë i zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara dhe mbështet fuqishëm adresimin e mungesës së ekuilibrit aktual gjinor në sektorin detar.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se pjesë e organikës së tij janë 104 zonja, 14 prej të cilave në pozicione drejtuese, 65 specialiste dhe 25 staf operativ.

“Shqipëria renditet si një nga vendet më të suksesshme në botë për përfshirjen e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në institucionet publike, si dhe është pjesë e 19% të vendeve që kanë një sistem për ndjekjen e investimeve me në fokus barazinë gjinore”,- shkruan APD në një postim në rrjete sociale.

Duke vlerësuar maksimalisht kontributin e grave dhe vajzave që punojnë në detari, APD ka publikuar një kolazh me foto nga zonja në profile të ndryshme të transportit detar në Portin e Durrësit.

Si lindi “Dita Ndërkombëtare e Grave në Detari”?

Propozimi për krijimin e një Dite Ndërkombëtare për Gratë në Detari u aprovua nga Komiteti i Bashkëpunimit Teknik IMO (TC) në Shtator 2021 dhe më pas u miratua nga Këshilli IMO në nëntor 2021.

Propozimi për krijimin e një dite ndërkombëtare për gratë në detari u adresua për herë të parë nga Komiteti i Bashkëpunimit Teknik IMO (TCC) në Shtator 2021 pas celebrimit të Ditës Botërore të Detarisë 2019 me fokus “Fuqizimin e grave në komunitetin detar”. Propozimi mori mbështetje të gjerë nga Komiteti i Bashkëpunimit Teknik TCC në përcjelljen e propozimit në Këshill.

Sot, gratë përfaqësojnë vetëm 1.2% përqind të fuqisë punëtore globale në industrinë detare sipas raportit të fuqisë punëtore në detari BIMCO/ICS 2021. Kjo dikton një prirje pozitive në ekuilibrin gjinor, me raportin që vlerëson 24.059 gra të cilatshërbejnë në industrinë detare, çka reflekton një rritje prej 45.8% në krahasim me raportin e vitit 2015.

Brenda kornizës së zhvillimit detar, dhe përmes programit të sajpër gratë në detari, nën sloganin “trajnim-njohje-promovim”, IMO ka ndërmarrë një qasje strategjike drejt përmirësimit të kontributit të grave si palë kryesore interesi në detari. Organizata Detare deri më tani ka mbështetur pjesëmarrjen e grave në të dy pozicionet si me bazë në breg dhe në det.

Asambleja e IMO u mblodh për seancën e saj të 32-të në datat 6-15 Dhjetor ku dhe miratoi nëpërmjet një rezolute datën 18 maj të cdo viti si “ Ditën Ndërkombëtare të Grave në Detari“, si një iniciativë e cila do të vijojë të mbështesë gratë në industrinë detare në vitet në do të pasojnë.