Në rrugët ku është ndaluar qarkullimi i automjeteve, bashkia e Durrësit ka menduar të organizojë dy aktivitete këtë të dielë.

Paraditen e sotme u zhvillua parada e çiklistëve në sheshin “Liria”, ndërkohë siç duket dhe nga pamjet që sjellë për “DurrësLajm” operatori Denis Simaku, në bulevardin “Epidam” tani ka filluar aktiviteti tjetër, “Durrës Street Fest”, me muzikë nga DJ të ndryshëm, që do të zgjasë deri në orën 21:00.

Kujtojmë se nisma “Dita pa makina”, konsiston në ndalimin e qarkullimit të automjeteve në disa akse të qyteteve në të dielën e parë të çdo muaji.