River Cleanup Albania, në kuadër të 18 shtatorit, Ditës Botërore të Pastrimit realizoi një aksion pastrimi përgjatë rrugës nacionale që kalon pranë fshatit Budull, njësia administrative Bubq, zonë pranë lumit Ishëm.

Në këtë aktivitet morën pjesë 18 River Warriors kryesisht nga Universiteti i Durrësit, si dhe nga Universiteti i Tiranës, aktivistë natyre e sportistë nga Tirana, si dhe punonjës të Bashkisë Krujë.

Aksioni u drejtuar nga Bashkia Krujë, specialisti Besim Sukthi, i cili bëhet River Warrior i Ishmit në 4 aksione me skuadrën e River Cleanup Albania.

Në aksion vullnetarët mblodhën 50 kg mbetje kryesisht plastikë, letër dhe metal. Sendi plastik më i përhapur ishte bishti i cigares me 2 kg mbetje të tilla dhe shishet plastike të ujit 0.5 L në të dy anët e rrugës nacionale, ndërsa nuk munguan edhe maskat kirurgjikale.

Po në kuadër të kësaj ditë, River Cleanup Albania hapi për pesë ditë me rradhë ekspozitën e parë të saj të fotografisë nën kujdesin e ideatorit artist të fotografisë Elvin Shytaj, si dëshmi e dhjetra aksioneve që vullnetarët e saj kanë bërë përgjatë rrjedhës së lumit Ishëm deri në grykëderdhje.

Në emër të ndryshimit të historisë së këtij lumi, i cilësuar nga studime konkrete si më i ndoturi në Europe, të rinjtë e familjes së madhe Rivercleanup, mendojnë që edhe kjo ekspozitë me foto do të luajë një rol me rëndësi në sensibilizimin e qytetarëve për të reaguar mbi hedhjen pa kriter të mbetjeve.

Një ekspozitë që bëri bashkë vullnetarët e saj, ideatorët dhe udhëheqësit e saj, institucionet përkrahëse dhe mbështetësit, deri edhe tek prezenca entuziaste  e Luigi Soreca, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, i cili përshëndeti këtë lëvizje për misionin, qëllimin dhe gjithëpërfshirjen e moshave të ndryshme në të.