Një person i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa e tij në Fushë Krujë dhe nuk është kthyer më.

Denoncimin në polici e ka bërë nëna e tij, e cila kërkon ndihmë për gjetjen e djalit të saj.

“Shtetasja N. H., banuese në Fushë Krujë, ka kallëzuar se djali i saj, shtetasi F. H., i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e tij.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.