Nejmar do të mungojë afërsisht 10 javë, pas dëmtimit që mori në kyçin e këmbës. Ekzaktësisht problemi që atë po e mban jashtë fushave të blerta është thyerja e kockës së pestë.

Sulmuesi brazilian pas kësaj traume do t’i nënshtrohet një mjekimi disi të çuditshëm. Pas ndërhyrjes që do të bëjë dhe medikamenteve që do marrë, Nejmar do të kurohet dhe me barna popullore. Kjo gjë u vendos nga familja e tij dhe mjeku që do të marrë përsipër rikuperimin në kohë të lojtarit.

Kështu që ylli i PSG-së, do të humbasë të dyja sfidat me Mançester Junajtid, për Ligën e Kampionëve dhe do të rikthehet në muajin prill. Braziliani do të lërë “sërish” në baltë ekipin e tij për të dytin sezon rradhazi në fazën më deçizive.