Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale është ndalur tek Administrata Doganore Shqiptare për të cilat është shprehur se janë në një shërbim 24 orë.

Rama në postimin e tij shkruan se dogana është një nga shtyllat themelore të sigurisë ekonomike dhe të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

“DOGANA NË 24 ORË, Fuqia që garanton siguri, zhvillim dhe të ardhura për Shqipërinë Europiane. Administrata Doganore Shqiptare është në gatishmëri 24/7 në çdo cep të territorit doganor të vendit, duke garantuar: Sigurinë kombëtare, Luftën kundër kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme, Mbështetjen për biznesin e ndershëm. Me struktura moderne në hetim, inteligjencë, laboratorë shkencorë dhe fushën ligjore, Dogana është një nga shtyllat themelore të sigurisë ekonomike dhe të procesit të integrimit europian të Shqipërisë”, shkruan Rama.