Dogji me zjarr një sipërfaqe toke në Shijak, procedohet penalisht autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin:

A. Ç., 69 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia në fshatin Çezmeli, Shijak dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë, në pronësi të shtetasit A. Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.