Shtyhet në GJKKO seanca për çështjen e Sterilizimit për shkak te mungese se avokateve të ish ministrit Ilir Beqaj, i cili ndodhet prapa hekurave.

Mësohet se ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj ka shtuar numrin e avokateve. Përveç Ermal Yzeirit, ai do te mbrohet edhe nga avokati Florian Bonjaku.

Për çështjen e sterilizimit Beqaj po gjykohet në masë arresti shtëpiak, ndërsa në burg ndodhet për akuzat për dosjen SASPAC, të vjedhjes së fondeve të BE-së.

Në seancën e kaluar, Beqaj paraqiti një deklaratë në gjyq ku nuk mund të merrte pjese për shkak të gjendjes shëndetësore shoqëruar me një recetë të mjekimeve që po merr në qeli.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur 5 akuza, korrupsion pasiv i zyrtarëve, mashtrim, falsifikim, shkelje e barazisë në tendera dhe fshehje e pasurisë për Ilir Beqajn dhe të pandehurit, Ermal Kurtulaj, Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Mira Topçiu.