Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi ditën e sotme urdhrin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e drejtorëve të bashkisë Vlorë.
Në një konferencë për mediat, Berisha thotë se shkarkimi i tyre është një akt tjetër i “kokave të turkut”.
Ai theksoi se ata u shkarkuan pas gjendjes së keqe të turizmit në qytetin bregdetar dhe djegies së plehrave atje.
“Çfarë përfaqësojnë këto elemente?
Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë është një akt tjetër i “kokave të turkut”. Pasi ka dhunuar masivisht zgjedhjet në Vlorë, pasi ka katandisur turizmin në Vlorë në një gjendje standardesh, pasi mbush brigjet me ujëra të zeza dhe djeg çdo dy javë qindra tonelata plehra dhe çon helme te qytetarët e Vlorës, u jep atyre si kocka, disa drejtorë, të cilët nuk u tha se çfarë urdhri nuk kanë zbatuar nga kryetari i bashkisë”, tha Berisha.
Sipas Berishës, ky vendim është “dëshmi flagrante e asaj që kemi denoncuar të partisë-shtet në Shqipëri”.
Më tej, Berisha komentoi edhe djegien në landfillin e Elbasanit, duke e konsideruar si “krim mjedisor”.