Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Ervin Hodaj, në konferencën për shtyp që po mban mbi bilancin e punës dhe aktivitetin e Drejtorisë për muajin maj 2026, bëri me dije në nisje të fjalës së tij se është kapur autori i plagosjes së rëndë që ndodhi dje në Shijak.

Rreth orës 17:30, në lagjen Lugina, Shijak, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve B. G. dhe E. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B. G.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijuan kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E. B., i cili u kap disa orë pas ngjarjes.

Shtetasi B. G. është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.