Pas u përfol për një lidhje të mundshme dashurie me Aron Piper të cilat nuk u vërtetuan kurrë zyrtarisht, Dua Lipa është fotografuar nën shoqërinë e Trevor Noah në Nju Jork.

27-vjeçarja dhe moderatori i emisionit The Daily Show shijuan një darkë intime së bashku në një restorant xhamajkan në East Village. Pamjet ekskluzive të dyshes së bashku janë bërë publike nga “DailyMail”.

“Ata ishin ulur larg nga të gjithë të tjerët në restorant. Ishte e qartë se ata ishin të lidhur me njëri-tjetrin dhe qëndruan pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë darkës. Ata u larguan së bashku dhe ecën, duke u ndalur për përqafime dhe puthje të gjata”, tha një burim për gazetën britanike.

Dua Lipa dhe Aron Piper pak ditë më parë u fotografuan në një klub nate bashkë duke festuar e kërcyer dhe më pas kanë dalë po bashkë duke hipur në të njëjtin automjet. Lipa ka qenë në lidhje me Anwar Hadid deri në fund të dhjetorit 2021 ndërsa gazetari dhe komediani Trevor i dha fund lidhjes me Minka Kelly në maj të këtij viti.