Këngëtarja shqiptare Dua Lipa gjatë qëndrimit në Shqipëri sëbashku me familjen ka vizituar ditën e sotme Muzeun “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” në qytetin e Krujës.

Në faqen e Muzeut Historik dhe Etnografik të Krujës janë postuar fotot e këngëtares shqiptare me famë botërore me mbishkrimin “Kënaqësi që patëm si vizitore në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Dua Lipan dhe familjen e saj”.

Në vizitën që po zhvillon në Shqipëri Dua Lipa është pritur nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, ndërsa ka takuar edhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe figura të tjera të njohura.