Së fundmi Dua Lipa ka qenë në Brazil për një koncert. Ajo ka qenë e shoqëruar me familjen e saj, ku këtë udhëtim e shfrytëzoi edhe për të bërë disa pushime me ta.

Një video e cila është bërë virale, tregon Duan e cila ndalohet nga disa fansa për të bërë foto në Rio De Janiero dhe ajo i refuzon duke i thënë se nuk dëshiron të bëjë foto pasi po shijonte ditën me familjen e saj.

“Më vjen shumë keq, nuk mund të bëj foto sepse po e kaloj ditën me familjen time. Më vjen mirë që ju njoha”, dëgjohet të thotë Dua, veprim ky që i la të zhgënjyer fansat e saj.