Vëllai i Madh e vendosi Efin përballë një misioni ku duhet të bindte Qetsorin që të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP” ditën e shtunë. E duket se pjesë e këtij misioni u bashkuan dhe banorët e tjerë të cilët i kanë bërë disa oferta Qetsorit të cilat duket se e kanë bindur.

Ai ka thënë se mëngjesin e sotëm do të flasë në dhomën e rrëfimit, e më pas do të largohet gjatë spektaklit të së shtunës. Mbrëmjen e djeshme, pjesë e misionit të Efit e cila kishte për detyrë që të bindte Qetsorin të largohej u bë pjesë edhe Luizi i cili dha kontributin e tij. Luizi e mbështeti idenë e Efit, duke i thënë Qetsorit se Kristi dhe Nita kanë më shumë shanse se ai për të shkuar në finale.

Ai i ofroi atij 4500 euro dhe iphone-n që Vodafone i dhuroi, me kushtin që ai të dalë nga shtëpia. Nita gjithashtu i tha se nëse ai e bën këtë gjest për të dhe nëse ajo shkon në finale, do t’i dhurojë atij 2000 euro.

Por Qetsori nuk doli nga BB, pasi çdo gjë ishte në kuadër të lojës.