“Dua të di të vërtetën: nëse është një lojë që përfundoi keq apo nëse njerëz të tjerë kanë ardhur këtu që ata lënduan fëmijën tim”, ka deklaruar babai i 12-vjeçares së pajetë të premten e kaluar në kopshtin e banesës së saj në zonën Conegliano.

Prokuroria e Trevisos urdhëroi nisjen e hetimeve për vdekjen e të miturës shqiptare, por në dosje ende nuk është ngritur asnjë hipotezë, ajo e vrasjes apo e vetëvrasjes.

I ati i 12-vjeçares u shpreh: “Nuk mendoj se është bullizëm, ajo ishte e lumtur dhe nuk ka pasur telefon. Unë nuk akuzoj askënd: dua të vërtetën ”.

Tragjedia ndodhi pasditen e së premtes, më 16 shtator, në kopshtin e shtëpisë në Conegliano, qyteza ku ishte shpërngulur pak muaj më parë vajza 12-vjeçare me familjen e saj shqiptare.

Dhe më 12 shtator, vetëm katër ditë para ngjarjes tragjike, ajo kishte nisur shkollën në një qytet në zonën e Coneglianese. Ajo kishte shkuar nga Shqipëria në Itali disa muaj më parë.