Cilat janë këto ushqime?

Portokalli

Portokalli si frutë ose edhe lëngu i tij, është i pasur me vitaminën C. Konsumimi i kësaj frute do të përmirësonte ndjeshëm metabolizmin dhe do të çlironte stresin, i cili duket se mund të largohet vetëm nëpërmjet nikotinës.

Kivi

Duhanpirja shkakton ulje të niveleve të disa vitaminave si vitamina A, C dhe F. Këto janë të gjitha vitamina, të cilat kivi i mundëson dhe i zëvendëson në qoftë se të mungojnë. Gjithashtu, ndihmon në largimin e nikotinës nga organizmi.

Brokoli

Brokoli është shumë i rëndësishëm pasi është i pasur në vitaminën C dhe B5. Ngrënia e tij eliminon nikotinën nga organizmi ynë.

Lëngu i karotës

Lëngu i karotës është shumë i mirë për lëkurën dhe e pasuron atë me shumë vitamina si A, C, K dhe B. Nikotina, për të paktën tri ditë, nuk largohet nga trupi, por në qoftë se konsumon lëng karote e përshpejton procesin dhe pastrimi është më eficent.

Spinaqi

Spinaqi është një nga perimet më të shëndetshme për shkak se jo vetëm është i pasur me vitamina, por përmban gjithashtu sasi të madhe acidi folik. Na mbron nga kanceri, nga sëmundje kardiovaskulare, kolesteroli, etj. Spinaqi ka shume celulozë që na shërben për tretjen dhe detoksifikimin.

Uji

Sigurisht nuk mund të mungonte uji, i cili s’është ushqim, por ama është një nga bazat e piramidës për një dietë të shëndetshme. Duhanpirja e dehidraton trupin, por pirja e shpeshtë e ujit e hidraton sërish atë, ndihmon ata që duan ta lënë cigaren dhe eliminon nga pak nikotinën në trup. /Shije