Deklarata e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se bashkë me presidentin e SHBA-së do të lobojnë për të sjellë njohje të reja për Kosovën, ka shkaktuar zemërime të madhe në Serbi.

Sot për këtë ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se “do të mbrohet”.

“Turqia është fuqi, Erdogan është lider i madh, unë jam i vogël dhe Serbia është më pak e rëndësishme, por nuk është aq e vogël që të mos mundohet të rezistojë, pasi po e mbrojmë tonën. Kjo (Kosova) nuk është (tokë) turke, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë. Na mbetet ta mbrojmë”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç thotë se shpreson që Erdogani do ta zbusë qëndrimin e tij.

“Ne alternativë nuk kemi. Do të mbrojmë popullin në Kosovë, do të shihni edhe këtë se nuk jemi edhe aq të vegjël”, deklaroi Vuçiç.